Evropa në duart e italianes Meloni
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e cila është në krye të diskutimeve dhe lajmeve jo vetëm në vendin e saj dhe për disa është kthyer në ”delen e zezë”, por është në rrugën e duhur për t’u bërë figura më influente në Bashkimin Evropian.
“Jam krenare që ky vend po shkon në G7 dhe në Evropë me qeverinë më të fortë. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, por ndodhi sot. Është kënaqësi, por edhe një përgjegjësi e madhe, për të cilën duhet të jemi të ndërgjegjshëm”, tha Meloni.
Nga ana tjetër, kryeministri e italisë Meloni është propaganduar si një personazh kyç në vendimmarrje si nga presidentja Ursula von der Leyen e Partisë Popullore Evropiane, ashtu dhe nga ekstremistja franceze Marine Le Pen, që ka kërkuar mbështetjen e saj.
Le Pen ka nevojë që Meloni të bashkojë votat me partitë ekstremiste. Në Parlament, ata janë të ndarë mes grupimit Identitet dhe Demokraci, ku bën pjesë partia e Le Pen, dhe grupimi i Melonit, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë.
Von der Leyen ka nevojë për mbështetjen e Melonit për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Gjatë fushatës, Von der Leyen përsëriti besimin e saj tek kryeministrja italiane, duke e cilësuar një partnere të besueshme.