“Express”: Shqipëria me një rivierë mahnitëse

Gazeta britanike “Express” ka bërë një shkrim për rivierën shqiptare dhe bukuritë natyrore të saj.

Ajo e cilëson një “vend mahnitës  ku çdo gjë mund ta gjeni  më lirë se kudo në Europë”.

“Plazhe të mrekullueshëm dhe jo shumë të populluar, uji i pastër dhe një birrë që mund ta bleni më pak se 1 paund”, shkruan “Express”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Express”nuk është e para gazetë që shkruan për natyrën e bukur shqiptare, atë të bregdetit por edhe të lartësive tona ku turizmi malor po mer një prioritet të dukshëm, sidomos vitet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në qoftë se do të udhëtoni për në Valbonë apo Theth, pra në Alpet shqiptare, do të ndeshni me dhjetëra vizitorë të huaj që me mjetet e tyre motorrike apo me çantat dhe çadrat e shpinës ngjisin lartësitë e këtyre zonave”, citon gjithashtu artikulli në fjalë.

 

Teksa fotografitë e bëra nga aparatet e tyre si dhe statuset e hedhura në rrjetet sociale, bëjnë që natyra jonë e bukur të njihet në mbarë botën.

Dhe vlerësimet vijnë nëpërmjet gazetave prestigjoze si “Express” e Britanisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?