FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ezaurimi i vaksinave në Shqipëri, flasin qytetarët

Duket se vrulli i vaksinimit masiv është stopuar, kjo pasi 250 mijë dozat e vaksinave Coronavac të mbërritura nga distributori turk në Shqipëri janë ezauruar.  Qytetarët që presin dozën e dytë, kanë ditë të tëra që vihen në radhë, por përgjigjja është e njëjta, “s’ka vaksina”.

Probleme janë hasur edhe në qendrat shëndetësore, si dhe në stadiumin Air Albania. Dozat e dyta të vaksinave kanë përfunduar dhe të moshuarit orientohen drejt sheshit Skënderbej. Sipas Erida Nelajt, ISHP ndoqi një skenarin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar sa më shumë qytetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë kryer 700 mijë vaksinime. Në javën e fundit ka një rënie të numrit të vaksinimeve me afro 25%. Të dhënat tregojnë se edhe në raport me vendet e BE-së, Shqipëria është mbrapa sa i përket dozave të kryera. Kjo situatë reflektohet në terren me zvarritje e kryerjes së vaksinave. Qytetarët thotë se vaksinimi masiv funksionoi vetëm për fushatën elektorale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?