FA-të, Xhaçka: Të rinjtë që kanë bërë një fakultet mund të ndjekin studimet për oficer
Të gjithë rinjtë që kanë përfunduar një program bachelor në një fakultet, tashmë kanë mundësinë për të ndjekur studimet në Shkencat Ushtarake e për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka thotë se kjo është një mundësi e mirë për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë t’u bashkohen forcave të armatosura.
Pas aplikimit për këtë vit, të rinjtë kanë kryer dhe provën fizike që do tu japë të drejtën atyre për të nisur kursin 1-vjeçar të oficerit. Këtë vit u ofruan 60 të drejta studimi për Oficer të ri, për të gjithë ata studentë që kanë përfunduar një fakultet tjetër.
“Forcat e Armatosura ofrojnë mundësi për karrierë për çdo të ri që dëshiron të shërbejë. Krahas mundësive për maturantët që duan të ndjekin studimet në Shkenca Ushtarake dhe atyre që duan të shërbejnë si ushtarë, një mundësi e jashtëzakonshme u ofrohet edhe atyre që i kanë përfunduar tashmë studimet bachelor në çfarëdo degë. Këta të fundit u testuan fizikisht përpara se të nisin Kursin 1-vjeçar të Oficerit dhe të bëhen pjesë e FA”.