Fahri Balliu: I dhashë dorën Sandër Lleshit për karrierë, si e prezantova me Ismail Kadarenë
Analisti Fahri Balliu, i fuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se ishte ai që i dha “dorën” Sandër Lleshit për tu ngjitur në karriere. Gjithashtu ai tregoi se si e njohu me shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
“E deklaroj në këtë studio dhe ta keni ju si ekskluzivitet. Këtë njeriun e ka vënë Fahri Balliu, i dhashë të drejtën për të folur në konferencën që organizonte instituti “Alcide De Gasperi”. E kam promovuar, por që është një servil dhe butak që e çoi këtu ku është. Përdorimi abuziv i Ramës për njohjen me Kadarenë është për tu neveritur. Unë e kam njohur Sandër Lleshin me Kadarenë dhe Rama e përdor këtë si kartë morale për të shfrytëzuar . Ky u emërua këshilltar për këtë akt servil. Unë e çova Lleshin ke Kadareja dhe është turp që Rama e përdori këtë gjë për reklamë. Prandaj donte ta emëronte ministër sepse ky ‘Leshi’ iu servilos. Ky njeri është koordinator i qeverisë dhe kryetar i antidrogës, ky njeri ka përgjegjësi. Edi Rama këtë ka për të futur në burg sepse do i thotë pse nuk më informove për drogën dhe kanabizimin në kohën e Tahirit. Ky është njeri që e merr rrogën si këshilltar për të mbrojtur kryeministrin, por që nuk e ka bërë punën“, tha Fahri Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

