Fajon: Mbështes Fleckenstein në raportin e tij për Shqipërinë

Eurodeputetja e Parlamentit Europian, Tanja Fajon, deklaron se mbështes raporterin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në raportin e tij për Shqipërinë.

Tanja Fajon ka publikuar mbremjen e të martës në faqen e saj  neTwitter mesazhin për Shqipërine dhe inkurajimin e Knut Fleckenstein në raportin e tij, ku cileson: “Unë mbështes fuqishëm @knufleckenstein në përpjekjet e tij për të lëvizur shpejt me reformën e gjyqësorit në Shqipëri”.

Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein,po ashtu  prezanton në statusin e tij ne Facebook mbremjen e të martës mbeshtetjen qe merr nga eurodeputetja Tanja Fajon, ku thuhej se “Unë mbështes fuqishëm @knufleckenstein Shqipërinë në përpjekjet për të lëvizur shpejt me reformën e gjyqësorit në ‪#‎shqipëria. @EP_ForeignAff raportin e mirë!”. /

SHKARKO APP