Fakte të reja nga të arrestuarit e drogës

 

 

Sipas policisë një vilë në pronësi të Valter Pashollarit shërbente si laborator ku përpunohej dhe paketohej droga. Pronari i vilës është shpallur në kërkim. Policia sekuestroi 700 kg kanabis, një peshore elektronike; një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike; 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme. Në pranga u vunë 7 persona, ndërsa u la për t’u ndjekur në gjendje të lirë një 17-vjecar me inicialet K.X nga Kruja.

Të arrestuarit janë:

Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;

Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;

Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;

Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;

Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;

Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë

Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.

Hetimet për goditjen e këtij grupi kriminal kishin nisur që më 25 shtator të këtij viti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Lënda narkotike blihej në zona të ndryshme të vendit, kryesisht në jug dhe veri. Më pas përpunohej në laborator dhe bëhej gati për t’u trafikuar. Një ditë më parë u sekuestrua 3.2 ton marijuanë në Kurvelesh. Gjatë këtij viti kultivimi i kanabisit ishte shumë i madh. Opozita ka kërkuar shpesh dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi sipas saj ai ëështë i lidhur me trafikantët e drogës./

SHKARKO APP