Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fakte të reja: Si po kryhet grabitja e dytë e madhe tek Unaza e Re

Aktualitet E shtunë, 23 Nëntor 2019 08:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shumica e atyre që kanë ndjekur skandalin e Unazës së re janë fokusuar tek dyshimet për një grabitje të madhe ku një segment rruge 2 kilometra kushton plot 40 milionë euro. Tenderi i fituar nga kompani me letra fallco, nga ndërmarje që ligji ua ndalonte garën, dhe i zhvilluar me një konkurencë fiktive, ka lënë në publik përshtypjen e abuzimeve që dëgjojmë rëndom, ku dikush fut në xhep paratë e një vepre që në realitet kushton shumë më lirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por, në fakt pjesa e përfitimit nga ato 40 milionë është vetëm maja e ajzbergut e krimit që po tenton të kryhet tek unaza. Ana e padukshme gjendet tjetër kund, qëndron në faktin se shtëpitë që do të prishen, nuk po shkatërrohen vetëm për të kaluar rruga, por edhe për të liruar anash saj sheshe të pa mata ndërtimi që shumë shpejt do të shndërrohen në pallate.

Mund t'ju interesojë

Bushati: Policia është dëm kolateral

Bushati: Policia është dëm kolateral

Para 3 orësh
”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Para 3 orësh
Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesën ushtarake

Sjellja e policisë në protestë, Metani: Përdorimi i gazit 40 milimetra, është për pjesë...

Para 4 orësh

Pra sa herë që debatojë se çfarë po ndodh tek unaza dhe biem në kurthin e mbrojtësve patetikë të rilindjes që thonë se duhen shkatërruar “zaptuesit” në emër të zhvillimit, jemi duke dëgjuar një narrative të rreme: shtëpitë e banorëve janë planifikuar të prishen sepse aty lirohen afërsisht 90 mijë metra katrorë truall ndërtimi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po si po ndodh e gjitha kjo?

Media i është futur një investigimi të letrave dhe dokumentave ku ka parë shkelje skandaloze. Ne kemi mbërritur në përfundimin se pas propagandës së zhvillimit, pas gazit lotësjellës dhe dhunës policore qëndrojnë interesa kolosale financiare.

Ku duken ato?

Për të qenë të kuptueshëm duhet bërë një shpjegim i vogël. Pjesa në të djathtë të unazës kur vjen nga pallati me shigjeta e deri tek Shqiponja, në të cilën janë planifikuar të bëhen prishjet më të mëdha (foto poshtë) që ishte planifikuar të ishte një brez prej 15 metrash. Pra gjithçka që do të qe nga korsia aktuale e 15 metra në të djathtë të saj do të shembej, për tu bërë rruga e re dhe ajo dytësore. Por kohë pas kohe kjo hapsirë erdhi duke u rritur, në 25 metra, në 35 metra e deri sa tani thuhet se po shkon deri në 40 metra largësi nga unaza aktuale.

Gjendja aktuale e Unazës. Krahu i djathtë nga rrethrrotullimi që duket poshtë e larta në vazhdim do të lirohet duke prishur ndërtesa deri në 40 metra largësi nga rruga.

Psërse duhen këto metra pa fund, për të shtuar më shumë korsi? Jo. Thjeshtë për të hapur sheh për ndërtim.

E thënë kështu duket si një fantazi pa asnjë bazë. Por faktet për këtë nuk mungojnë.

Dhe ato i ilustron një shembull që Lapsi.al e ka verifikuar. Fjala është për objektin e ndërtuar nga shtetasi Haxhi Billa, i cili ndodhet në largësi 32 metra nga rruga aktuale.

Ai u interesua pranë drejtorisë së rrugëve (ARRSH) në fillim të këtij viti. Përgjigjja që mori me shkresë zyrtare në 11 janar 2019 ishte se “nuk rrezulton një pronë që preket nga projekti” (faksimile poshtë).

Po çfarë ndodhi? Sot kjo godinë është shkatërruar nga bultozerët e shoqëruar me polici.

Po si ka mundësi që një prone, për të cilën shteti të thotë se del jashtë projektit dhe s’ka rrezik të prishet, pastaj i çojn fadromat?

Përgjigjja është halucinante…

Pjestarë të familjes Billa duke qëndruar mbi gërmadhat e ndertesës së tyre të shkatërruar, pavarësisht se fillimish nga ARRSH u ishte thënë se ata nuk i kapte projekti i Unazës.

Thesht sepse ata që prishin nuk kanë një projekt zyrtar, të miratuar, në bazë të të cilit të bëjnë shkatërrimet. Dhe pikërisht kjo u jep mundësinë planifikuesve të këtij projekti makabër, që hedh në rrugë familje të tëra dhe shkatërron jetë, të kenë në dorë të hapin sheshe të leverdishme ndërtimi shumë më larg se vendi nga duhet të kalojë unaza.

Dhe këtu vijmë tek pika më e nxehtë që e ka bërë të mundur këtë katrahurë…tek ai që u shit si projekti i Unazës së re. Të gjithë e kanë parë atë në videot “3D” që shet propaganda e Veliajt, por askush nuk ka pasur mundësi ta shfletojë të detajuar.

Thjeshtë sepse ai ka mangësi të mëdha dhe shkelje flagrante të ligjit.

Shkelja e parë është ajo që u trumbetua si sukses nga qeveria Rama: se projekti i bërë nga kompania “Ave Consulting” ishte një dhuratë bamirëse e këtij biznesi në konflikt interesi, si shenjë e zemërgjerësisë së tij për shtetin e varfër shqiptar.

Por kjo dhuratë e ka bishtin mbrapa.

Se asaj i mungon një element i veçantë: studimi topografik. Disa grupe interesi i janë drejtuar Drjtorisë së rrugëve me kërkesën ligjore për ta marrë këtë studim. Ndonëse konform ligjit, ARRSH nuk e ka dorëzuar asnjëherë studimin topografik.

Faksimile e shkresës qe Ministria e e Infrastrukturës i dërgon shoqatës se gjeodetëve dhe ku pranohet se firma “Ave Consulting” nuk ka gjeodet, pra përgjegjesin që duhet të firmoste projektin.

Po pse ky studim nuk bëhet publik?

Për faktin e thjeshtë se donatorin e projektit “Ave Consulting” e detyron ligji që për të bërë një projekt të ketë një gjeodet që ta marrë përsipër dhe që ta firmosë atë.

Por në dokumentat që ajo ka dorëzuar firma e gjeodetit mungon.

Por siç shojegoi për Lapsi.al një burim nga shoqata e Gjeodetëve, që donte të mbetej anonim, një studim pa rilevim topografik, i një projekti infrastrukturor, “lë shkas për zhvendosje të trupit të rrugës gjatë zbatimit, sipas interesave të momentit”.

Pra pikërisht këtu vijmë tek fakti që sollëm ne fillim. Ndërtesa e Haxhi Billës të cilit ARRSH në fillim i konfirmoi se nuk do të prishet dhe pastaj u shkatërrua, pësoi këtë fat se urdhëruesit e fadromave kanë vendosur të punojnë pa projekt.

Pra, jo për të hapur vend për unazën, që s’do të jetë aspak më e madhe sesa gjurma ekzistuese, por për të hapur sheshe ndërtimi buzë saj. Dhe ato nuk janë pak.

Nëse ashtu sikurse thuhet në nismën pa projekt të saktë, prishjet e shtëpive shkojnë deri tek brezi i tretë, pra deri 40 metra thellësi në të djathtë të korsisë aktuale (shiko harten lart), ajo shndërrohet në një përfitim multimilionësh: plot 90 mijë metra katror truall ndërtimi ku mund të ngrihen pallate deri në dhjetë kate.

Që kjo sipërfaqe nuk duhet vetëm për unazën e vërteton edhe një fakt tjetër. Në të njëjtën thellësi ku janë planifikuar prishje të shtëpive, këtë vit bashkia e Tiranës ka lëshuar leje të reja për ndërtim.

Ndryshe nga sa propogandohet në ekrane se fradromët janë një sakrificë për të sjellë zhvillim, ato janë thjeshtë një barbari për të hapur një kantjer të ri vjedhjeje.

Për të penguar këtë megaskandal, Partia Demokratike ka çuar në prokurori edhe një kallëzim penal me të gjitha shkeljet flagrante të këtij projekti. Por pavarësisht nga kjo, deri më tani institucioni akuzës nuk ka filluar një çështje. Interesat multimilionëshe janë aq të mëdha, sa me sa duket edhe prokuroria, po ashtu si dhe mediat duan ta mbajnë të mbyllur këtë dosje me një vdhedhje të disa fishtë: edhe duke shtuar koston e rrugës edhe duke shfrytëzuar tamtamet mediatike se po bëhet unaza për të hapur shesh ndërtimi për kulla të reja.

Etiketat e lidhura

faktegrabitja e dytëunaza e re
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.