Faktet e reja,Vasili: Tom Doshi bleu “dëshmitarin” me një apartament dhuratë gruas së tij

Kreu i Grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili ka publikuar së fundmi të tjera detaje në lidhje me çështjen Doshi. Vasili është ndalur në figurën e Petrit Çinarit, i cili sipas një statusi në Facebook nga deputeti Doshi, ka denoncuar në Prokurori se është kontaktuar nga babai i Ilir Metës për të vrarë deputetin e Shkodrës.

Por sipas Vasilit, çështja është më e komplikuar, pasi në bazë të dokumenteve deputeti Doshi i ka dhuruar një apartament bashkëshortes së Çinarit, Alma Çinarit me një vlerë prej rreth 34 mijë euro.

Vasili tha se apartamenti i është dhuruar në muajin gusht 2014, vetëm 3 javë përpara se Doshi të niste denoncimet e tij në lidhje me skenarin e vrasjes.“Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim të paskrupullt për të cilat komentet e mia do të ishin të panevojshme”, tha Vasili.

“Po ju bëj publike certifikatë familjarë të Petrit Cinari, Cinari i datëlindjes 1963 lindur në Skrapar ështrë i martuar me zonjën Alma Cinari e datlindjes 1980 lindur në Libofsh të Fierit. Personi i panjohur nga Doshi, pa asnjë lidhje na rezulton se gruas së tij Tom Doshi i ka bërë dhuratë një apartamen rreth 80 m2 me nje vlerë 39 mijë e 400 euro, sipas kësaj kontratë shitblerje dhe kjo dhuratë ka ndodhur në gusht të vitit 2014, 3 javë përpara se Tom Doshi të deklaronte për atentatin që ishte përgatitur t’i ndodhte.Kemi të bëjmë me një mashtrim dhe fakte të rënda flagrante për të cilat komentet do të ishin të panevoshme”,- ka thënë Vasili.

 

SHKARKO APP