Faktet tronditëse që zbuloi KAS në kutitë e Beratit, Ardit Çela: Masakra e procesit vazhdon

Kandidati për deputet i LSI-së dhe drejtuesi politik për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit, Ardit Çela, thotë se kutia ku futi dje duart KQZ del me probleme, dhe sipas tij, masakra e procesit vazhdon.

Ai shkruan se në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra, por nga ana tjetër, në procesverbalin e mbylljes së votimit raportohen 700 fletë votimi.

”Perla e radhës nga QV. 3445, kutia ku KQZ futi duart dje duke vazhduar masakrën e procesit. Në procesverbalin e marrjes në dorëzim raportohen 738 fletë votimi të tërhequra! Në procesverbalin e mbylljes së votimit raportohen 700 fletë votimi! Ndërkohë që raportohen 310 votues, dhe fletë votimi 314. A keni akoma dyshime?”,-shkruan Çela në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?