FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Faktori kyç për kontrollin e Covid-19

Përgjegjësja për sëmundjet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), María Van Kerkhove, deklaroi në një konferencë për shtyp, se faktori kyç për të frenuar pandeminë varet nga sjellja e njerëzve.

“Masat e marra në disa vende evropiane për uljen e mundësisë së grumbullimit të njerëzve në hapësira të mbyllura mund të ndihmojnë në uljen e përhapjes së virusit, por gjithçka varet nga ne. Duhet të sigurohemi që forma jonë e socializimit të ketë shumë pak rreziqe”, tha doktoresha.

Ndërsa drejtori i emergjancave i OBSH-së, Michael Ryan, kujtoi edhe një herë tjetër se koronavirusi transmetohet “shumë lehtë” mes personave dhe veçanërisht në ambiente të mbyllura.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ekziston mundësia e karantinës në Evropë gjatë javëve të ardhshme. Nuk duam këtë, por fakti është që disa vende kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme të rasteve ditore dhe kjo gjë duhet frenuar”, shpjegoi Ryan.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?