Faktori serb e rus në rajon, Mediu tregon pasojat gjeopolitike që lidhen me sigurinë tonë kombëtare

Në Hagë ka nisur gjykimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fatmir Mediu thotë se kjo një qasje dhe koordinim i Rusisë dhe Serbisë ndër vite. Për të nga kjo krijohen pasoja gjeopolitike që lidhen me sigurinë tonë kombëtare dhe të rajonit. “Qasja e Serbisë është rikthimi i identitetit serb si në kohën e ish-Jugosllavisë,” shtoi Mediu.

Për ta vënë situatën në kontekst, Mediu kujtoi Bosnje-Hercegovinën që po dominohet nga faktori serb, i kombinuar me atë rus, zgjedhjet në Malin e Zi, por edhe stërzgjatjen e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, konfliktet në Veri të stimuluara nga prezenca serbe etj.

Për këto arsye, ai theksoi se është e nevojshme një analizë e qartë e pozicionit të cilit ne duhet të mbajmë si vend i vogël që jemi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?