FAKULTETET/ Ja kuotat bosh për çdo degë

Për këtë vit akademik, mjeft degë të kërkuara si Administrim Biznes, Drejtësi, Farmaci apo Informatikë, ende nuk kanë plotësuar kuotat që fakultetet kanë vënë në dispozicion. Viza e kuqe që ndan fituesit me humbësit në një degë në universitete do të lëvizë sërish sot, duke shpallur fitues aq kandidatë sa edhe numri i kuotave të paplotësuara për çdo degë.

Universiteti i Mjekësisë, në nëntë degët e saj ka plotësuar deri më tani vetëm një të tretën e studentëve, duke pasur ende edhe 331 kuota bosh, kryesisht në Farmaci, Infermieri, Fizioterapi e Stomatologji.

Të tjera degë, Fizioterapi, Teknik laboratori e Imazheri, ndonëse me më pak kuota që në krye të herës, shumicën e vendeve i kanë ende të lira, raporton “Panorama”. Në Fakultetin Ekonomik, gjatë dy ditëve që kaluan (faza e dytë e regjistrimeve), nga 776 fitues vendosën të regjistroheshin vetëm 173, duke lënë 603 kuota të lira në katër degët e saj, përveç filialit në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Fakultetin e Histori­-Filologjisë ka më pak kuota të paplotë­

Swiss Digital Mobile Reklama

suara në raport me totalin e vendeve që ofron ky fakultet. Janë 212 kandidatë që mund të regjistrohen, pasi emri i tyre të shënjohet me ngjyrë të gjelbër ditën e sotme në një nga pesë degët: Histori, Arkeologji, Gazetari, Gjuhë­ letërsi e Gjeografi.

Ndërsa te Drejtësia kanë shpresë të regjistrohen 107 kandidatët, që ndodhen poshtë vijës së kuqe nga lista e fituesve të fazës së dytë. Të gjithë kandidatët, ID e të cilëve nga e verdhë do të ngjyroset sot me të gjelbër, duhet të kryejnë regjistrimin pranë sekretarive sot edhe nesër.

 

VENDET E LIRA

Universiteti i Tiranës

Histori 45

Arkeologji 29

Gazetari 43

Gjuhë letërsi 38

Gjeografi 57

Drejtësia 107

Financë 182

Administrim biznes 240

Informatikë ekonomike 107

Ekonomiks 74

Universiteti i Mjekësisë

Mjekësi e përgjithshme 7

Stomatologjia 40

Farmaci 62

Infermieri 86

Mami 10

Fizioterapi 33

Teknik laboratori 38

Imazheri 37

Logopedi 18

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?