Fallxhorja mashtron 35-vjeçaren në Tiranë, i merr 12 mijë euro me premtimin se do i ndryshonte fatin!

Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas procedimit penal ndaj një 56-vjeçareje me inicialet A.SH, e cila ka mashtruar një vajzë duke i zhvatur një shumë të madhe parash.

Sipas News24, fallxhorja i ka premtuar dhe e ka bërë të besojë të renë se do ndikonte në ndryshimin e fatit të saj përmes fallit.

Mësohet se për një hark kohor dy muaj, i ka marrë 12 mijë euro 35-vjecares së mashtruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?