Falsifikim parash dhe vjedhje, arrestohen tre persona në Vlorë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen për falsifikim e parash dhe vjedhjes.

Policia njofton se në pranga ka rënë Dh.B., 36 vjeç banues në Vlorë. 36-vjeçari u ndalua pasi dyshohet se ka blerë orendi shtëpiake duke i dhënë shtetasit N.Sh, një kartëmonedhë me prerje 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Gjithashtu në momentin e arrestimit, ky shtetas po drejtonte mjetin pa leje drejtimi përkatës.

Ndërkohë, janë ndaluar dhe dy persona të tjerë. Konkretisht, është një 41-vjeçar i shpallur në kërkim. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në muajin Shkurt 2020, ka vjedhur një sasi prej 17 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit A.H, lagjia “Lirimi” Vlorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu,  është ndaluar dhe një 39 vjeçar banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?