Falsifikon pasurinë e babait të vdekur, bie në pranga me dy zyrtarët e Hipotekës

 

Tre persona u ndaluan nga policia në Librazhd, pasi falsifikuar dokumentet e pasurisë së një shtetasi, i cili rezultonte i vdekur prej 14 vitesh.

Në pranga përfundoi 55-vjeçari Sali Terziu, ish-hartograf pranë ZVRPP-së Librazhd, 63-vjeçari Jonuz Bardhoshi, topograf privat dhe 56-vjeçari Abdyl Bahiti, i cili ka firmosur në emër të babait të tij të vdekur për një çështje pronësie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Personi që ka bërë falsifikimin, dyshohet se kishte për qëllim të mos e ndante atë me vëllezërit e motrat e tjerë dhe është denoncuar prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë pasi në vitin 2012, duke shpërdoruar detyrën kanë falsifikuar dokumentet për pasurinë të shtetasit Abdyl Bahiti, banues në Librazhd.

Bahiti u ndalua pasi në vitin 2012 ka aplikuar pranë ZVRPP-së Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B., i cili bazuar në certifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur në vitin 1998.

Të tre shtetasit akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?