Falsifikuan projektin për kamerat e Tiranës, arrestohen tre ish-zyrtarë të Policisë

Arrestohen tre ish-zyrtarë të Drejtorisë së Prokurorimeve Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Ndalimi i tyre është bërë me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.

K. Kukaj, ish-shef i Sektorit të Prokurimeve, A. Hysko, ish specialist i Sektorit te Prokurimeve dhe B. Martini, ish-juriste e Sektorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë akuzohen për “Fallsifikim të dokumentave…” dhe „Shpërdorimi të detyrës…”.

Bëhet fjalë për projektin e kamerave te Tiranes, të zhvilluar në Dhjetor 2010. Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se ky projekt eshte fallsifikuar edhe ne permbajtjen e tij edhe ne kosto, duke e rritur kete te fundit me 75. 8 milionë lekë të reja mbi koston fillestare

“Nga hetimi i Prokurorisë, në bazë të materialit të referuar dhe me bashkëpunimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, rezulton se shtetasi K. Kukaj ka dyshime se ka konsumuar elementët e veprave penale së pari në prokurimin publik për vendosjen e kamerave të Tiranës”.

Po ashtu, nga hetimi i prokurorisë rezulton se anëtarët e Komisionit të Negocimit të realizimit të procedurës për “Instalim i sallës operative dhe sistemit të kamerave të qytetit të Tiranës”, me fondin prej 165.000.000 lekësh, të vëna ne dispozicion të Policisë së Shtetit nga buxheti i shtetit”, K. Kukaj, B. Martini dhe A. Hysko, kanë kryer procedura fiktive.

“Sipas të dhënave të përftuara nga hetimi, rezulton se pasi janë kryer instalimet e nevojshme, anëtarët e Komisionit kanë hapur procedurat e prokurimit publik. Pra, krijohen dyshimet e arsyeshme se procedura e prokurimit publik në këtë rast është tërësisht fiktive, pasi tenderi është realizuar pasi kishte përfunduar marrja e shërbimit”.

Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshimet se këta shtetas, me veprimet e tyre kane sjelle pasoja te renda ne veprimtarine e rregullt te struktures ku ata kane kryer funksionet e tyre ne Policine e Shtetit dhe njekohesisht u kane sjelle te treteve perfitime materiale dhe jomateriale te padrejta duke demtuar interesat e ligjshem te shtetit ; duke konsumuar me dashje elementet e vepres penale”Shperdorim i detyres”.

SHKARKO APP