Familja denoncon të zhdukur ish-zv/drejtorin e AKSHI-t

Familjarët kanë denoncuar si person të humbur Daniel Shima, ish-zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të AKSHI-t.

Kontaktin e fundit me familjen ai e ka pasur mesditën e kësaj të mërkure teksa u ka pohuar se po e ndalonte policia. Më pas familja pasi është interesuar pranë uniformave blu kanë mësuar se familjari i tyre nuk është ndaluar nga policia dhe menjëherë ata kanë bërë denoncim në komisariatin numër 1 për zhdukjen e tij.

Për këtë rast policia është duke hetuar në dy pista, e para ajo e rrëmbimit dhe e dyta ajo e inskenimit të zhdukjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?