Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Familja e Katsifas letër kryeministrit grek, Mitsotakis: Sakrifica e Kostandinit duhet të njihet, të zbardhet ngjarja

Aktualitet E premte, 8 Nëntor 2019 15:13
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë dërguar një kërkesë Kryeministrit Grek Mitsotakis për të ushtruar presion diplomatik tek pala shqiptare për të zbardhur të vërtetën e vdekjes së djalit të tyre.

Me anë të letrës dorëzuar deputetit të Thesprotisë, Nea Demokratia Vassilis Yogiakas, i cili mori pjesë në Bularat në memorialin e 1-vjetorit të Konstandin Katsifas, prindërit e tij i kërkojnë Z. Kyriakos Mitsotakis të ushtrojë presion për të zbardhur ngjarjen që çoi në vrasjen e djalit të tyre një vit më parë.

Jani dhe Vasilia Kacifa theksojnë se djali i tyre nuk ishte një “ekstremist”, pasi Kryeministri shqiptar Edi Rama e prezantoi të tillë që nga momenti i parë, duke justifikuar ekzekutimin e tij nga policia shqiptare dhe se reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës ndaj shtypjes së praktikuar në Vorio Epir.

Në të njëjtën kohë, ata i bëjnë vetes një seri pyetjesh që lidhen me ngjarjet që ndodhën më 28.10.2018 në Bularat që çuan në vdekjen e fëmijës së tyre dhe atë që pasoi në mënyrë tragjike në ditët në vijim, duke theksuar klimën e terrorizmit që akoma po përjetohet nga autoritetet shqiptare.

Letra përfundon me një thirrje drejtuar Kryeministrit Grek për të kthyer vëmendjen e tij në vendin e tyre “para se të jetë tepër vonë”, siç thonë ata.

Nuk është hera e parë që prindërit e Kosntandino Kacifas i janë drejtuar kreut të qeverisë greke. Dhjetorin e kaluar, në një letër krenarie dhe dinjiteti, ata i kishin bërë thirrje kryeministrit të atëhershëm Alexis Tsipras të ndërhynte “si për të sqaruar vrasjen e djalit të tyre, ashtu edhe për të ndaluar tiraninë e shqiptarëve etnikë kundër etnisë Greke” sic u shprehën ata. Ish-kryeministri nuk u ktheu një përgjigje.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

LETRA
Z. Kryeministër,
Një vit më parë djali ynë Kostandin Katsifas siguroi që fshati ynë të vishej me blu dhe të bardhë për të nderuar kujtimin e vjeshtës së vitit 1940.
Sot, një vit pas, Kostandini ynë, nuk është më këtu, siç e dini u ekzekutua nga forcat speciale të policisë shqiptare në fshatin tonë Bularat, më 28 tetor 2018.
Por këtu është shpirti i tij që kërkon justifikim me “pse?”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pse u ekzekutua i rrethuar në mal nga qindra burra të Policisë Shqiptare, ndërsa ai mund të ishte arrestuar?
Pse na torturuan për dhjetë ditë dhe e tërhoqën kufomën e fëmijës sonë pa na lënë ta shohim?
Pse ata ndryshuan gjithçka duke ndërhyrë në trupin e djalit tonë dhe duke na penguar ne si prindër të bënim ekspertizën tonë?
Pse nuk i respektojnë të drejtat tona fetare dhe ndaluan punimet për përkujtimoren e fëmijës sonë?
Pse janë terrorizuar prej një viti anëtarët e Minoritetit Kombëtar Grek që po na mbështesin në dhimbjen tonë? Ata merren në pyetje, terrorizohen dhe shpallen të padëshiruar.
Për një vit tani autoritetet shqiptare nuk kanë lëshuar një raport mbi rrethanat e vrasjes së Kostandinit tonë.
Z. Kryeministër,
Ne e kuptojmë barrën e përgjegjësisë që ju keni, por shpresojmë dhe kërkojmë nga ju që të ndikoni për lëshimin e menjëhershëm të përfundimit të vrasjes së djalit tonë, në mënyrë që ne si prindër të mund të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të mbajtur të gjallë kujtimin e tij.
Kostandini nuk ishte fëmija i keq që autoritetet shqiptare donin të promovonin. Kostandini ishte një njeri me zemër të mirë dhe me zemër të këndshme që e donte shumë Greqinë. Dora e tij nuk ishte e armatosur për të marrë jetë, ai nuk mundi, pasi besimi i tij i thellë në Zot dhe vlerat e krishtera nuk e lejuan. Reagimi i tij ishte rezultat i indinjatës në të gjitha ato që po përjetonte. Pakënaqësia për atë që ka qenë dhe vazhdon të kalohet nga njerëzit e Epirit të Veriut që nuk guxojnë të reagojnë sepse frika e mposhti atë. Djali ynë guxoi dhe ne jemi krenarë për të.
Me vrasjen me gjakftohtësi të Kostandinit, Shqipëria ka treguar edhe një herë se nuk respekton Pakicën Kombëtare Greke dhe të drejtat e saj.
Z. Kryeministër,
Ne ju kërkojmë të ktheni sytë nga vendi ynë përpara se të jetë vonë. Me respekt Jani dhe Vasilia Katsifa”

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Para 4 minutash
Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Bllokuan rrugën gjatë protestave të dy ditëve të fundit, Policia gjobit 37 protestues

Para 44 minutash
Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Aksident pranë Tunelit të Krrabës, plagosen dy gra

Para 49 minutash

Etiketat e lidhura

Katsifaskryeministrit grekleterMitsotakis
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 4 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 11 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 14 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 33 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.