Familja e kërkonte prej ditësh, 67-vjeçari gjendet i vdekur në rezervuar
Trupi i një 67-vjeçari është gjetur pa shenja jete në rezervuarin e Hecit në Përrenjas.
Policia bën me dije se viktima është bëhet fjalë për shtetasin me inicialet D. B., banues në Prrenjas.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 23.06.2022, është gjetur nga familjarët pa shenja jete, dyshohet i mbytur në rezervuarin e Hecit, shtetasi D. B., 67 vjeç, banues në Prrenjas.
Paraprakisht kishte bërë kallëzim djali i tij, për largimin nga banesa të 67-vjeçarit.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera.