FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Familja e Nikulajt nxjerr nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, i “dorëzon” çështjen drejtësisë

Vrasja e Ardian Nikulajt tronditi mbarë opinion publik, duke rikthyer dhe një herë fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë.

Persona të afërt të familjes Nikuajt kanë konfirmuar se familja Nikulajt ka nxjerrë nga ngujimi të afërmit e Edmond Haxhisë, të cilët pas përfshirjes së tij në këtë ngjarje u ngujuan.

E gjithë kjo vjen si pasojë e zbardhjes së shpejtë të kësaj ngjarje nga Policia e Lezhës, gjithashtu dhe bashkëpunimi me shtetin anglez dhe arrestimin e shpejtë të Edmond Haxhisë dhe 3 bashkëpunëtorëve të tij. Familja Nikulaj la pas kanunin duke ia lënë drejtësisë në dorë vrasjen e vëllait të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?