Familja e Shën Terezës jetoi në Shkodër, aty mbahet mesha e shenjtë

Kisha Katolike në Shkodër ka përkujtuar 3 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Dhjetëra besimtarë morën pjesë në meshën e shenjtë që u mbajt në katedralen e Shën Shtjefnit e me pas u organizua edhe procesioni tradicional.

Me këngë e lutje, besimtarët parakaluan nëpër rrugët kryesore të qytetit për tu ndalur me pas në qendër të Shkodrës, aty ku ndodhet edhe busti i shenjtores. Leopold Shkreli është një i moshuar, që prej vitesh, çdo dite kujdeset për bustin e Nënë Terezës dhe në këtë ditë të shenjtërimit, u falënderua edhe nga kisha katolike për kontributin e tij

Duke bërë apel që Nënë Tereza të jetë një shembull në jetët tona, famullitari Dom Vlash Palaj u ndal në problemet e shumta që po kalon shoqëria jonë, nga mungesa e dashurisë për njëri tjetrin tek, krimet dhe abortet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkodra ka një lidhje të fortë me Nënë Terezën pasi familja e saj për disa kohë jetoi në një prej lagjeve tradicionale ndërsa vetë shenjtorja, pas komunizmit e vizitoi disa herë këtë qytet. Në vitin 1993, Nënë Tereza, shoqëroi edhe Papa Gjon Palin gjatë vizitës së tij në Shkodër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?