Familja Lala, epitoma e një tragjedie kombëtare

Familja Lala u shua me rrënimin e vilës 5-katëshe në zonën e ish-Kënetës në Durrës. 8 familjarë humbën jetën nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit dhe këtë të shtunë, përmes homazheve vajtuese, aktmortet u përcollën drejt banesës së fundit. Familja Lala është epitoma e një tragjedie kombëtare. Marjeta kishte tre fëmijë në krahë kur zjarrfikësit italianë e gjetën mes rrënojave. Flinte me ta në krevat dhe ishte përpjekur më kot të mbulonte me trupin e saj Emilion, 6-vjec dhe dy binjakët 2-vjeçarë, Dionisa dhe Dionis. Amelia, vajza më e madhe, 10-vjeç, ishte disa metra më tej; ishte gjetur e vdekur pak orë para saj. Tani nuk ka më asnjë njeri për tu shpëtuar nën rrënojat e asaj që ishte një shtëpi familjare prej pesë katesh, ndërtuar pa rregulla, si gjithë vilat e tjera të lagjes që lindi në fund të komunizmit, në terrenin jo stabël të një ish kënete në Durrës, ku në vitet 90 dëgjoheshin vetëm bretkosat.

Familja Lala u shua e gjitha me përjashtim të 17-vjeçarit Ramë lala që u nxorr pas 14 orësh gërmime me duar. Historia e tyre ka mallëngjyer të gjithë; është bërë epitoma e një tragjedie kombëtare që deri më tani ka marrë 51 jetë njerëzish duke shpalosur krizën dramatike në ndërtim kur rënia e regjimit komunist bëri që gjysma e vendit të ndërtonte shtëpi me mure me disa tulla të gjetura diku, ndonjë thes rërë dhe një xhaxha murator. E kur sipërmarrësit e rinj pa skrupuj dhe pa kontroll, u bë një lojë e lehtë për të bërë para ndërtimi i kolosëve pa themele në një tokë sizmikisht jo stabile.

Gjyshja Sahadete e vdekur pranë të birit, Ilir. Ishte gjetur më herët, madje edhe para se të ndërhynin skuadrat speciale kosovare me rruspa dhe mjete të tjera. Nga rrënojat ishte dëgjuar vetëm zëri i Ramës. Ky i fundit ishte strukturë pranë lavatriçes, që edhe e kishte shpëtuar duke i shërbyer si mburojë. Ishte thuajse në pozicionin e një fetusi por i kthyer në njërën anë, me këmbët të shtypura nga çimentoja. Kam dëgjuar motrën, është e gjallë, shpëtojeni, lutej ai. Edhe trupi i Griseldës, 19-vjeç, doli pa jetë. ”Nuk duhen humbur kurrë shpresat”,-thonin ata ndërsa i gjithë vendi lutej për atë familje të madhe të shuar nga tërmeti. Nuk mund të bënin më asgjë…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?