Familja me 10 fëmijë në Fier, po ushqehen duke mbledhur skrap

Idajet dhe Katerina Musaj nga fshati Levan-Fier pak ditë më parë janë bërë prindër për herë të dhjetë. Të martuar në moshë fare të re kur Katerina ishte vetëm 13-vjeç, ata sot kanë gjashtë djem dhe katër vajza.

Për Idajetin rritja e dhjetë fëmijëve është shumë e vështirë, pasi ai nuk ka një punë të përditshme. Së bashku me djalin e madh 16-vjeçar, grumbullojnë kanoçe dhe hekur që i shesin për skrap.

Katerina nuk ka asnjë mundësi punësimi pasi është e detyruar të rrijë në shtëpi të kujdeset për fëmijët. Familja jeton në kushte shumë të vështira pasi dhe banesa nuk e nxë një familje kaq të madhe. Kryefamiljari kërkon ndihmën e shtetit për të rritur dhe shkolluar dhjetë fëmijët e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?