Familja në Rubik u shua e gjitha nga Covidi/ I afërmi: Babai dhe djali vdiqën në një ditë, nëna…

Opinioni publik në Rubik, por edhe në mbarë vendin u trondit sot nga lajmi i shuarjes së një familje nga Covidi.

Hamit Cara, Dushe Cara, dhe djali i tyre i vetëm Alban Cara ndërruan jetë njëri pas tjetrit brenda pak ditësh, pasi ishin të infektuar me Covid.

Një i afërm i tyre ka deklaruar se brenda ditës vdiqën djali dhe babai. Ndërsa për gruan thotë, se më parë i ka vdekur edhe vellai nga Covidi.

“Para një muaj i ka vdekur vëllai kësaj gruas, më pas u sëmur burri 83 vjec, djali 43 vjeç. Ka vdekur djali, ka vdekur edhe i ati brenda ditës. Sot është nëna e djalit. Ku ka më rëndë”, tha i afërmi.

Babë e bir vdiqën në spitalin e Rrëshenit, kurse Dushe Cara në Spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë.

Tragjedia në familjen Cara ka shokuar të gjithë komunitetin e Rubikut.

Nga fillimi i pandemisë e deri tani në Qarkun e Lezhës janë regjistruar 5 115 raste, 4 257 të shëruar dhe 83 viktima.

SHKARKO APP