Familja nën dhunën e alkoolit, në rritje numri i të dënuarve

“Konfliktet në familje nisën për shkak të alkoolit. Im shoq ka 5 vjet që pi dhe na dhunon mua dhe fëmijët”. Më këto fjalë dhe shenjat e dhunës si dëshmi në trup, Arbesa ka denoncuar bashkëshortin që u dënua nga gjykata me 4 muaj shërbim prove, me kushtin që të rehabilitohet në klinikën e trajtimit të vartësisë ndaj alkoolit.

Aktualisht 500 të dënuar ndodhen në shërbim prove si autorë krimesh të kryera nën ndikimin e alkoolit dhe droges. Të dhënat zyrtare tregojnë se në tre vitet e fundit ka rritje të numrit të këtij grupi. “Janë afërsisht 10 për qind e totalit, nga 5 mijë të dënuar 500 janë të dënuar të kësaj kategorie. Prej tyre shumica, mbi 200, janë për alkool dhe të tjerët përdorues të lëndëve psikotrope”, deklaron Ilir Qafa, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit të Provës.

Por vepra penale që kryhet më shpesh nën ndikimin e alkoolit është për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Vetëm në korrik, thonë zyrtarë të policisë rrugore, janë arrestuar 78 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, vetëm për këtë fundjavë prokuroria solli 8 persona për caktimin e masës së sigurimit personal, si të arrestuar në kushtet e flagrancës, por përveç kësaj vepre nën efektin e alkoolit trendi shihet në rritje edhe për veprat e shkatërrimit të pronës dhe dhunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a i shpëtojnë vartësisë nga alkooli këta të dënuar në mënyrë që të mos jenë përsëritës të krimeve? “Institucioni i Shërbimit të Provës përpiqet të ofrojë shërbim psikologik, por për fat të keq nuk kemi ende besim tek një insfrastrukturë e mirë, pasi ende institucionet nuk janë në gjendjen e duhur për të ofruar një trajtim të tillë, me gjithë apelin e vazhdueshëm”, shton kreu i Shërbimit të Provës./TCH/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?