Familja nuk i pranoi lidhjen, 20-vjeçarja shpëtohet nga forcat RENEA

Një vajzë nga Elbasani alarmoi banorët e Astirit, kur u mbyll në apartamentin e saj dhe kërcënoi se do të hidhej nga ballkoni. 20-vjeçarja ishte në një romancë me një djalë, që familja nuk e pranonte, me pretendimin se ishte problematik. Ata jetonin në një banesë të marrë me qira (Airbnb), por së fundmi i kishin dhënë fund marrëdhënies. Babai njoftoi Policinë se vajzën e kanë rrëmbyer. Pas ndërhyrjes nga RENEA, e reja u nxor shëndoshë e mirë nga apartamenti në katin e gjashtë të pallatin në zonën e Astirit. Pritet që ajo të japë dëshminë e saj.

SHKARKO APP