Smanget tragjedia – Familja shqiptare hidhet nga kati i dytë t’i shpëtojë flakëve / FOTO
Shtatë anëtarë të një familjeje shqiptare janë hedhur nga kati i dytë për ti shpëtuar flakëve.
Ngjarja është shënuar në Rimini, dhe mësohet se flakët kanë shpërthyer fillimisht në një zyrë në katin e parë dhe më pas është përhapur në të gjithë godinën.
Në banesë ishin prindërit dhe 4 fëmijët, dhe një xhaxha.
Nëna 31 vjece dhe një fëmijë 7 vjec janë dërguar menjëherë në spital për të dhënë ndihmën e shpejtë.
Burri, 40 vjeç dhe dy fëmijët, 8 dhe 4 vjeç si dhe një fëmijë vetëm 3 muajsh kanë lëndime të konsiderueshme. Ndërsa xhaxhai ka lëndime të lehta, shkruajne mediat italiane.
Fotot nga vendi i ngjarjes ne Rimini

KOHA JONË SONDAZH

