Familja u mbajt peng nga 38-vjeçari, kryefamiljari tregon orët e tmerrit: Tentoi me gruan, por me vajzën…

Për mediat ka folur kryefamiljari që u lidh për katër orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në banesë duke i kërcënuar me çifte. Në dëshminë e tij, ai tregon se si ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa pranon se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën.

“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe.

I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe i tha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha, por nuk e përdhunoi.

Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh.

Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai jot, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësi që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht me vajzën. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg”.

SHKARKO APP