Familjarët e punonjësve të ambasadës do punësohen
Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe qeverisë së Polonisë, për punësimin në punë fitimprurëse të anëtarëve të familjes së një anëtari të një misioni diplomatik apo konsullor. Në vendimin e publikuar në faqen e kryeministrisë nuk jepen shumë detaje sa i takon këtij vendimi të propozuar nga Ministria e Jashtme.
Vendimi
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË POLONISË, PËR PUNËSIMIN NË PUNË FITIMPRURËSE TË ANËTARËVE TË FAMILJES SË NJË ANËTARI TË NJË MISIONI DIPLOMATIK APO KONSULLOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Polonisë, për punësimin në punë fitimprurëse të anëtarëve të familjes së një anëtari të një misioni diplomatik apo konsullor, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KOHA JONË SONDAZH

