Familjarët e tragjedisë së “Otrantos”, reagojnë ndaj deputetes italiane

E ndërsa Italia zyrtare mohonte vazhdimisht të kishte gisht në tragjedinë e Otrantës, gati 15 vjet pas asaj ngjarje ndër më tragjiket për kombin tonë, u desh që historia të përsëritej që një politikane italiane të pranonte indirekt, për aktin që çoi në mbytjen e anijes me 120 vetë në bord, ku 108 prej tyre humbën jetën, duke sugjeruar që të veprohet njësoj edhe me emigrantë tjerë.   Familjaret e tragjedisë së “Otrantos”  të prekur nga këto fjalë,  reaguan  menjëherë pas deklaratave të deputetes italiane Daniela Santanche, e cila tha se  vendi i saj “duhet t’i mbysë anijet që vijnë nga brigjet afrikane apo aziatike, siç bëri me Shqipërinë”. Kjo deklaratë erdhi pas një tragjedie tjetër me emigrantë që vfinin nga Siria e vendet afrikane, ku besohet se javën e fundit janë mbytur mbi 700 persona.  Sipas familjarëve të viktimave të Otrantos,  shteti italian me këtë deklaratë ka pranuar fajësinë e mbytjes së 108 shqiptarëve në det.  Prandaj ata i kërkojnë publikisht shtetit shqiptar dhe drejtësisë të mbajnë qëndrim për këtë  ngjarje dhe deklarata e fundit. Anija me shqiptarë u mbyt më 28 mars të ‘1997, pas përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibila”. Nga  goditja e kësaj të fundit erdhi  fundosja e anijes shqiptare “Kater i Radës”. Përplasjen fatale për jetën e shqiptarëve,  Italia zyrtare e konsideroi asokohe aksidentale.

SHKARKO APP