Familjarët gjejnë të varur në banesë 62-vjeçarin në Gramsh!

Ditën e sotme një 62-vjeçar, i cili jetonte i vetëm në banesën e tij është gjetur i varur mëngjesin e sotëm nga familjarët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Valës të Gramshit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.08.2021, rreth orës 07:00, në fshatin Valës, Grmash, në banesën e tij, është gjendur i vetëvarur nga familjarët, pa shenja dhune shtetasi Y.T, 62 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?