Familjari i Aleks Nikës: Pa u larguar të inkriminuarit, s’ka drejtësi
Ditën e sotme u përkujtua 10 vjetori i vrasjes së katër protestuesve të 21 janarit 2011.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka folur për mediat i afërmi i Aleks Nikës, i cili është shprehur se nuk ka kërkuar drejtësi nga qeveria “Rama”, por nga sistemi i drejtësisë.
Ai tha se shpallja e viktimave “Dëshmorë të Atdheut” është një vlerësim që bëhet nga shteti shqiptar.
“Shpallja “Dëshmorë Atdheu” është vlerësim që i bën shteti shqiptar këtyre që u vranë padrejtësisë në rrugë nga bandat e Berishës. Ne nuk kemi kërkuar drejtësi nga kryeministri dhe qeveria, por e kërkojmë nga drejtësia shqiptare, që është në reformim e sipër dhe pa u reformuar plotësisht drejtësia nuk do të ketë drejtësi për ne. Pa u larguar edhe ata që janë të inkriminuar, në korrupsion politik dhe material, nuk do të ketë drejtësi, se mbrojnë veten dhe ata që i kanë emëruar dikur në sistemin e drejtësisë”, -tha i afërmi i i Aleks Nikës.