Familjes nga Ishmi ju shkatërrua shtëpia nga tërmeti, jetojnë në barakë llamarine
Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar shumë banesa dhe në fshatin Gjoricaj të Ishmit.
Ilir Fili tregon për Ora News se temperaturat e ulta e detyruan të ndërtojë një barake prej llamarine për të mbrojtur fëmijët e tij.
Një ndër familjet që ju shkatërrua shtëpia si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit është dhe banesa e Ilir Filit.
“Shtëpia ka dalë e pabanueshme për tu shembur. Aplikova edhe në Komunë. Na kanë thënë që do të vijnë disa inxhinierë nga Tirana mbas një muaji.”
Temeraturat e ulta e detyruan kryefamiljarin që të ngrejë një çadër për të mbrojtur 3 fëmijët e tij nga i ftohti.
“Jam me tre kalamaj. Kur frynë era nuk e mbyll syrin, rri duke i future dru sobës.”
Djali i tij 10-vjeçar thotë se i mungon shtëpia dhe se jetesa në barake e bërë që të bie në mësime.
“Kam rënë në mësime se këtu nuk është si në shtëpi.”
10-vjecari tregon se i dhimbset babai i tij që po bën gjithçka për to ndërsa kërkon një shtëpi.
“Më vjen keq që përpiqet. Këtu hyn i ftohti, nuk i kemi kushtet. Nuk jetohet, të paktën të na bëjnë një shtëpi. S’kemi ku jetojmë.”