Familjet e reja më pak fëmijë, nuk kanë siguri për të ardhmen

Edhe këtë vit numri i lindjeve vijoi trendin rënës. Sipas Institutit të Statistikave në tre mujorin e parë u regjistruan rreth 6 mijë lindje, duke shënuar një rënie me 4.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Për sociologët, arsyet që i kufizojnë të rinjtë nga krijimi i familjeve të mëdha janë të shumta. Entela Binjaku thotë se përveç problemeve ekonomike, në këtë dukuri ka ndikuar edhe emigrimi.

“Është ndryshimi i strukturës së familjes shqiptare, e cila në mënyrë tradicionale përherë ka pasur dikë që u vinte në ndihmë çifteve kur ata sillnin në jetë fëmijë. Një arsye e tretë lidhet me emigrimin e vazhdueshëm të krahut të ri, të moshës së re. Një arsye tjetër lidhet me koston e madhe që janë duke përllogaritur vetë të rinjtë që ka në vetëvete sjellja në jetë e një fëmije”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?