Farmacistët, kontrata e re firmoset brenda dhjetorit

 

Farmacistët duhet të nënshkruajnë kontratën e re me Fondin e Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor brenda datës 25 dhjetor.

Ndërkohë, javën e parë të muajit dhjetor, farmacistët duhet të njihen edhe me kontratën e re.

“U kërkua dhe u ra dakord që brenda javës së parë të muajit dhjetor farmacistët të njihen me formën përfundimtare të kontratës për vitin pasardhës. U ra dakord që kontrata e re të nënshkruhet brenda datës 25 dhjetor 2015. U kërkua që lidhja e kontratës së re F 2016 të përkojë me hyrjen në fuqi të listës së re të rimbursimit në mënyrë që të evitohen inventarizimet e panevojshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Urdhrit të Farmacistëve.

SHKARKO APP