Fasada e stadiumit, Rama: Kur të mbarojë puna do dalë e vërteta
Kryeministri Edi Rama ka replikuar sot me komentuesit e shumtë në “Facebook” mbi prishjen e fasadës së stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”.
“Shumë interesante disa komente që thonë pse u prish fasada dhe nuk e mbajte fjalën!!! Po mirë që këta komentues nuk e kanë lexuar statusin, po albumin e fotove që tregon se si po ruhen një me një të gjithë elementet e fasadës, për t’u rivendosur fiks sipas projektit origjinal dhe integruar në projektin e ri, nuk i panë fare?! Çudi e madhe shumë, po nejse, kur të mbarojë puna si gjithnjë do dalë e vërteta e thjeshtë, qe mjegullohet e errësohet nga gjithëfare profesionistesh të gënjeshtres e manipulimit publik për lloj – lloj arsyesh që veç me të vërtetën s’kanë të bëjnë”, shkruan Kryeministri Rama.
KOHA JONË SONDAZH

