“Fati i Lojërave” çon në pranga biznesmenin dhe dy bashkëpunëtorët

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Fati i Lojërave”, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga tre persona, konkretisht pronari i lokalit dhe dy bashkëpunëtorët e tij, si dhe janë proceduar penalisht 9 të tjerë.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit: M.S (D) 33 vjeç, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, “ Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, pasi gjatë kontrollit në një bar-kafe të paregjistruar në organet tatimore në disponim të shtetasit M.S, në lagjen ‘Partizani’ të qytetit të Shkodrës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, çipsa dhe letra për lojën e pokerit që ky shtetas e organizonte në lokalin e tij.

A.D., 37 vjeç dhe H. Y., 47 vjeç , për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin M.S, organizonin veprimtarinë lojrave të fatit”, njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëntë personat e tjerë janë proceduar penalisht për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit”, pasi u gjetën në ambientet e lokalit duke luajtur lojëra fati të kundraligjshme. Si rezultat i operacionit është sekuestruar një tavolinë pokeri, çipsa, letra që shërbenim për lojërat e fatit dhe një shumë eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?