“Fati” i Lojërave të Fatit dhe komunitetit LGBT, sot në Kuvend

Kuvendi shqyrton këtë të enjte në seancë plenare disa projektligje të rëndësishme si, ai “Për lojërat e fatit” në Republikën e Shqipërisë”, “Për shërbimin postar”, ndryshimet në ligjin “Për kthimin dhe kompesimin e pronës”, etj.

Rendi i ditës i parlamentit përfshin dhe ratifikimin e dy marrëveshjeve, miratimin e projektrezolutës “Për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave që i përkasin komunitetit LGBT”, të pr/vendimit “Për miratimin e fondit nga buxheti i shtetit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore 2015″. Pikë e fundit e rendit të ditës është shqyrtimi i kandidaturave të propozuara nga komisioni i Medias për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar.

SHKARKO APP