Fati tragjik i vëllezërve nga Delvina që u vranë me thikë në tokë të huaj

Koço Myftari, 23 vjeç u vra me thikë ditën e djeshme në Athinë. Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë dhe u fut me urgjencë në sallën e operacionit, por nuk mundi t’ia dilte.

Raportohet se ai u dërgua në spital nga miqtë e tij, të cilët më pas janë shoqëruar nga policia për të dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes. Gjatë dëshmisë ata kanë identifikuar për autoritetet një person që besohet se ka vrarë 23-vjeçarin me thikë.

Në vitin 2019, Myftari kishte humbur të vëllanë, Ridjan Myftari, pas një konflikti mes emigrantësh në Gjermani, ku një shtetas afrikan e qëlloi me thikë.

23-vjeçari me origjinë nga Delvina që mbeti viktimë mbrëmë, i kishte dedikuar disa rreshta vëllait pas ndarjes nga jeta të këtij të fundit duke thënë se ëndrrat e të vëllait tashmë i përkisnin atij, ndër të tjera.“Ti ike udhës së pafundme, e tashmë vjen veç si vegim Ti nuk je as dhimbje as hidhërim sepse me një ëngjëll jo këto nuk kanë krahasim. Doja të thoja shkatërrim, por përsëri e përsëri asgjë nuk të zëvendëson dot o Ridi im. Dua të them diçka e diçka tjetër, por nuk mjaftojnë laps e një letër. E sikur një mijë libra të shkruaj, nuk mund ta them dot sesa vuaj, Veç dije diçka o vëlla, se ëndrrat e tua tani më përkasin mua”, shprehej Koço Myftari për të vëllanë.

SHKARKO APP