Fatmir Mediu kundërshton vendimin e GJKKO për rihetimin e tij. Ish-ministri dorëzon rekursin në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO-së, që i hap rrugën rihetimit të tij për çështjen e Gërdecit.

Mediu ka dorëzuar sot rekursin në Gjykatën e Lartë.

Ndërkaq avokati Ardian Visha në një prononcim për mediat e konsideroi si anti-kushtetues vendimin e Apelit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avokati i tij argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka rrëzuar një vendim të Gjykatës së Lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, regjistroi procedim penal ndaj ish-ministrit për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues.

Lëvizja erdhi pasi Gjykata e Posaçme e Apelit, GJKKO vendosi më 24 shtator rikthimin për hetim në SPAK të dosjes “Gërdeci”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?