Fatmir Mediu në Asamblenë Kombëtare të PR: Pa një Federatë të madhe, Opozita nuk fiton përballë Ramës!
Partia Republikane mblodhi Asamblenë e saj Kombëtare.
Në këtë Asamble, të gjithë diskutantët, kërkuan domosdoshmërinë e kthimit të së djathtës në vlerat e veta të Besimit, Familjes, Pronës, mbështetjes së biznesit dhe interesit kombëtar.
Ata theksuan se Ballkani është në rrezik, por rreziku më i madh për Shqipërinë është korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Kryetari i Partisë Republikane Mediu theksoj se: Përballë një qeverie që ka larguar afërsisht 1 milion shqiptarë dhe që ka shkatërruar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka qëllim shkatërrimin e opozitës.
Opozita duhet të bashkohet dhe të bashkojë shqiptarët, si rruga e vetme për t’u përballur me të keqen.
Federata e opozitës duhet të jetë vendi ku mblidhen gjithë partitë opozitare, sepse çdo ndarje e opozitës, i jep mundësi Edi Ramës dhe socialistëve, që të qeverisin edhe pse shumica e shqiptarëve janë kundër tij.
Federata duhet të kthehet në një koalicionit opozitar, me programin, logon e saj dhe burimi që bashkon shqiptarët kudo që janë.
Kjo Federatë duhet të ndërtojë marrëdhëniet me partnerët tanë SHBA, NATO dhe BE, duke bërë të qartë se; një nga problemet e mëdha, krahas Sërbisë, Rusisë dhe Kinës, është pikërisht mungesa e demokracisë në Shqipëri, korrupsioni dhe krimi i organizuar, i lidhur me qeverisjen.
Opozita duhet të ndërtojë një marrëdhënie të qartë brenda vetes, ku gara dhe konkurimi, vendos kush duhet të jetë në parlament apo qeveri dhe jo liderët e partive.
Reforma zgjedhore duhet t’i garantojë koalicionit e opozitës, garën me lista të hapura, votën e diasporës, ndëshkimin e partive dhe deputetëve që manipulojnë zgjedhjet.
Opozita duhet ti japë mundësi të rinjve dhe të rejave, intelektualëve, kudo që janë në Shqipëri, Amerikë, Kanada, Europë, duhet t’i bëjë ata pjesë e drejtimit dhe ndryshimit të politikës, të krijojë shpresë dhe besim.