Fatmir Mediu: Nuk presim më, do kandidojmë Dukën në Durrës

 

 

Fatmir Mediu mbreme deklaroi se :"Ne kemi qenë 24 vjet në koalicion me PD dhe do jemi në koalicion me PD. Ne nuk kemi kushtëzuar PD, kemi këruar që nregociatat të zhvillohen në bazë të disa parimeve që zhvillon një koalicion. E para është transparenca në vendimmarje, pra nëse kemi kandidat të përbashkët ne duhet të gjykojmë se kush janë këta kandidatë të përbashkët.  E dyta është kolegjialiteti, sepse kërkohet një vendimmarje e përbashkët, sepse kandidati ka nevojë edhe për mbështetjen e armatës së këshiltarëve, kjo ka qenë një tjetër kërkesë e jona. Pa dyshim propocianiliteti, por këtë nuk e kemi parë sesa zona do të marrë PD sepse nuk e kemi gjykuar asnjëhëerë të rëndësishme se ne duam këtë zonë apo atë zonë. E kemi parë si angahzim të përbashkët dhe ti mbështesim kandidatët. Dhe për këtë PR i ka propozuar PD që ti shikojë si propozime të mundshme.

Nga strukturat e PD në Durrës, mbështes të PD dhe pastaj nga Basha. Më skeptik ishte Duka dhe unë. Ideja ka qenë si të punojmë për të fituar Durrësin, sepse Duka ka një potencial në Durrës për të fituar. Kemi bërë disa sondazhe, të cilat mendoj se vlejnë. Pas këtyre sondazheve i është thënë Dukës që të zhvillojë strukturat për të filluar fushatën. Ajo që ne themi është se kush është problemi në moskandidimin e Dukës, sepse nëse Duka nuk kandidon Durrësi do të shkojë majtas.  Durrësi ka një historik të tillë, ku për fatin e keq kandidaturat imponohen nga diskutimet për të nxjerrë kandidatin më të dobët dhe të influencuara sidomos nga pala kundërshtare. Pra pala kundërshtare në rrugë të ndryshme, qoftë edhe korruptive sepse pala kundërshtare nuk është e interesuar që të ketë një kundërshtar të fortë për të humbur bashkinë. Në mënyra të ndryshme manipulative…

Në këtë pikëpamje ajo që kërkojmë ne është të qartësojmë këtë pozicion dhe pas qartësimit kemi në dorë vendimmarjen tonë. Ne duam të fitohet bashkia e Durrësit nga e djathta, me ose pa emrin e Dukës, por nëse Duka është fitues dhe ne po shikojmë edhe mundësinë e kandidimit të Dukës të vetëm'

Me pas i pyetur ne studio:

Ilva Tare: Cila ka qenë përgjigjia e zotit Basha ndaj jush dhe Dukës, pse nuk ka një shpallje kandidimi?

Fatmir Mediu: Por mendohet që PD ta fitojë vetë Durrësin.

Këto ka thënë mbrëmë në emisionin e Ilva Tares në “Ora news” kreu republikan Fatmir Mediu, duke i treguar  dhembët Lulzim Bashës, por edhe Berishës. Mësohet nga selia blu se Berisha ka thënë se nuk mund të shkojmë në Durrës e të themi në miting votoni Agron Dukën kur kemi thënë publikisht se “Duka është Duka i krimit!”. Por kjo nuk e pengon Fatmir Mediun, pasi ka vendosur të kandidoj Dukën , edhe pa miratimin e selisë blu.

 Analistët thonë se një përballje në Durrës mes Agron Dukës, PS dhe PD do të jetë qendra e fushatës së 21 qershorit.

SHKARKO APP