Fatmir Mediu prezanton kandidatët në Fier

Kryetari i Partisë Republikane kishte ndalesën e radhës ne qytetin e Fierit, nga ku prezantoi edhe 16 kandidatet për zgjedhjet e 25 Prillit në aktivin e këtij qarku. Në nisje të këtij takimi Mediu i vuri theksin tek gjendja e rëndë e shkaktuar nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës, regjim të cilit duhet ti jepet fund në muajin Prill.

”Tetë vjet shkatërrim shteti të institucioneve demokratike shkatërrim të lirive dhe të drejtave tetë vjet papunësi largim masiv shqiptar tetë vjet, Evropa ka qenë kundër Edi Ramës, për shkak të krimeve dhe korrupsionit duhet të presim dhe katër vjet të tjera kjo do ta çonte Shqipërinë në një moment që do të ishte e vështirë për tu rikthyer”,-tha Mediu.

Mediu dha gjithashtu argumentet e tij edhe mbi bashkëpunimin me Partinë Demokratike. Sipas tij Partia Republikane si një parti e vlerave krijon me Partinë Demokratike një mozaik të jashtëzakonshëm, të vlerave politike të së djathtës ku interesi kombëtar është interesi primar.

”Parti Republikane apo Parti Demokratike? A po bëjmë Pazar? A po kërkojmë më shumë sesa na takojnë? Unë dua marrëdhënie të Partisë Republikane me Partinë Demokratike, në mënyrë që gjithë secili nga ju, qytetar i thjeshtë, republikanë e demokratë, të ketë vlerë në zgjedhje”.

Në mbyllje të takimit, Mediu shprehu të nevojshme bashkimin e demokratëve dhe republikanëve por edhe njerëzve të ndershëm në zgjedhjet e ardhshme për të stopuar njëherë e mirë këtë regjimin që në mënyrë të vazhdueshme po manipulon jetën tonë.

SHKARKO APP