Fatmir Mediu takon ish-komandantët supremë të NATO në SHBA: Mbështetja për Shqipërinë mbetet jetike

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu në vijim të vizitës me ftesë të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, zhvilloi një takim të veçantë me dy ish-Komandantët Supremë të NATO-s, Gjeneralin Tod Wolters dhe Gjeneralin James Jones, ish-Këshilltar për Sigurinë i Presidentit Amerikan. Mediu vlerësoi kontributin e ushtarakëve të shquar në mbështetje të Shqipërisë, Forcave të Armatosura dhe procesit të anëtarësimit e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s, duke theksuar se bashkëpunimi me ta mbetet një mundësi e rëndësishme për rritjen e ndërveprimit ushtarak në Ballkan dhe orientimin e investimeve në mbrojtje.

Postimi i plotë

Në vazhdim të vizitës me ftesë të Institutit Ndërkombëtar Republikan Amerikan, si gjithmonë takimi me dy ish-Komandantët Supreme të NATOS, Gjeneral Tod Wolters dhe Gjeneralin James Jones ish Këshilltari për Sigurinë i Presidentit Amerikan është një moment jashtë zakonish i vecantë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta ushtarak të jashtëzakonshëm mbështetës të Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura, antarësimit dhe bashkëpunimit në kuadër të NATOs, janë një mundësi e rrallë bashkëpunimi për të rritur nivelin e ndërveprimit ushtarak në Balkan dhe orientimin e investimeve të Mbrojtjes. Darka e shtruar nga Gjenerali Al Zapanta një nga Gjeneralët më të nderuar dhe dekoruar në SHBA, bashkëpuntor i afërt i Sekretarit Rumsfeld dhe Presidentit Gworge W Bush, ishte një moment i vecantë për të rikthyer në bisedë mbështetjen dhe bashkëpunimin me Pentagonin për antarësimin e Shqipërisë në NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë këta ushtarak të lartë meritojnë respektin dhe falenderimin e pafund sepse pa mbështetjen e tyre kjo arritje e madhe e Kombit shqiptar do ishte shumë e vështirë. Profesor Edward Joseph drejtues i SAIS në John Hopkins University është një nga zërat më të fuqishëm në shtyp dhe institucioneve në mbështetje të shqiptarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?