Fatmir Toçi: Sqarim në lidhje me debatin dje në Kuvend

 

Nga Fatmir Toçi /

Shoh disa prej te perditeshmeve qe kane pasqyruar dialogun e djeshem te ministrit Beqja dhe deputetes Albina Deda, si dhe situaten e tensionuar qe u krijua pas replikimit joetik midis tyre. Ne disa prej mediave te sotme ka dale edhe emri im sikur e kam fyer me te njejtin fjalor denigrues drejtuesin e seances, N/kryetarin Spaho, kur ai ne debat e siper u shpreh me konotacion negativ per Vloren e vlonjatet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dua te sqaroj se ato qe shkruajne gazetat sot nuk jane pjese e fjalorit tim dhe as nuk kisha arsye ti perdorja ne sallen e Kuvendit. Per te qene i sakte une i jam drejtuar z. Spaho me fjalet "Cfare kishe me Vloren?! Pate gje me Vloren?! E dime qe jeni te kompleksuar nga Vlora e vlonjatet qe ju behet komb ne gryke sa here qe i kujtoni, por kjo eshte Vlora!". Dhe kam thene gjithashtu "Mos e kruani me Vloren!" (Ndoshta e nxituar kjo shprehje nese do te ishim ne nje situate normale), duke i kerkuar z. Spaho t'u kerkonte falje vlonjateve per shprehjen e nxituar e te pavend. Te njejten gje i kerkova zyrtarisht edhe ne mbledhjen e Byrose Parlamentare dhe z. Spaho e beri sqarimin e tij sapo seanca plenare e Kuvendit rifilloi. Kjo ishte sa per sqarim dhe korrektese per sa ndodhi pa mikrofon dje ne seancen plenare te Kuvendit te Shqiperise.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?