Fatmir Xhafaj sqaron publikisht pse dha dorëheqjen
Për më shumë se 30 minuta fjalim, Ministri i Brendshëm në largim, Fatmir Xhafaj sqaroi publikisht në fjalimin e lamtumirës se pse dha dorëheqjen. Ai rrëzon zërat e përfolur në publik për arsyet që e çoi për lënien e postit të ministrit.
”Po largohem nga kjo detyrë, rrjedhojë e një vendimi të pa imponuar nga ndonjë rrethanë objektive, apo subjektive, por si një vendim i marrë besoj në kohën e duhur, pasi përmbusha, besoj, më së miri objektivat kryesore që i vura vetes në ditën kur vendosa ta pranoja dhe ri-pranoja këtë sfidë. Objektiva dhe rezultate të përmbushura, për hir të së vërtetës me shumë sakrifica, për mua dhe familjen time, që në mënyrë të pamerituar është përballur dhe përbaltur nga sulme të egra të orkestruara nga opozita gjatë gjithë kësaj periudhe. Ndjehem mirë që në përballimin e kësaj situate specifike kam pasur mbështetjen e Kryeministrit, të kolegëve të grupit parlamentar dhe padyshim të bashkëpunëtorëve të mi të afërt”.
Gjatë fjalës së tij, ai ka renditur një sërë suksesesh të shënuara nga policia e shtetit gjatë drejtimit të tij. ”Lufta kundër kultivimit e trafikimit të kanabisit – ishte një ndër prioritetet tona kryesore dhe ndër të parat premtime publike që ne e kemi përmbushur plotësisht. Menaxhimi më i mirë kufijve, me objektiv kryesor frenimin e fenomenit të azil kërkimit dhe migracionit ilegal ishte një tjetër prioritet i rëndësishëm dhe i konsideruar i suksesshëm për ne në këtë vit të parë të këtij mandati. Lufta kundër krimit të organizuar përmes operacionit “Forca e Ligjit” padyshim që ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë kyç”, u shpreh ai.
KOHA JONË SONDAZH

