Fatos Klosi: Grabitja në Rinas, autorët të informuar nga brenda
Ish-Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, shprehet se grabitja e djeshme në aeroportin e Rinasit ka bashkëpunëtorë në radhët e kompanisë së sigurimit, por nuk përjashtohet edhe në radhën e punonjësve të Bankës.
Klosi tha se grabitësit kanë pasur informacion të plotë për lëvizjen e parave.
“Autorët e grabitjes kanë pasur informacion. Ka punonjës të korruptuar që kanë nxjerrë informacione se do transportohet një shumë e caktuar parash”, u shpreh Klosi për ‘Report Tv’.
Ai theksoi se mekanizmi i grabitjes dhe njoftimi me vonesë i Policisë së Shtetit, tregon për skenar të organizuar.
“Porta ku ka ndodhur grabitja është shumë e thjeshtë, porta Cargo e cila vetëm një menteshë dhe një dry, të cilin e kanë hequr fare. Lajmërimi që iu bë Policisë, u bë me mjaft vonesë. Pra, ka pasur një dëshirë për të vjedhur nga ata që e kanë pasur në dorë. Porta ‘Cargo’ hapet shumë herë në ditë, pasi të gjitha materialet që vijnë në rrugë ajrore aty do të kalojnë”, tha Klosi.
Ai theksoi gjithashtu se përgjegjësia e grabitjes bie mbi firmën private që ruan aeroportin, por edhe mbi policinë e shtetit.
“Aeroportet në këtë pistë janë objektet më të ruajtura, pasi edhe terrorizmi aty godet, pasi aty bëhet shumë bujë. Janë në qendër të vëmendjes edhe nga media e opinioni publik. Këta mund të ishin edhe terroristë. Përgjegjësia është e atyre që kanë marrë përsipër aeroportin e Rinasit. Qoftë edhe kompania.
Duhet parë nëse policia i ka parametrat për ruajtjen e aeroportit. Shteti ka detyrimin që policinë private ta mbajë nën kontroll, për efiçencën e tyre. Firma funksionon vetëm kur vijnë paratë? Ndaj duhet kontroll i rreptë”, deklaroi më tej, ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.
KOHA JONË SONDAZH

