Fatos Klosi kundër Berishës: S’kam gjetur dosje të Remzi Hoxhës

 

"Gjënë e parë që bëri Fatos Klosi, ishte të zhdukte dosjen e Remzi Hoxhës. Nëse do dikush, sot janë dëshmitarë që e kanë ndjekur për dy dosje. Dosja rindërtohet plotësisht për Fatos Klosin".

Kjo ishte akuza e bërë sot nga ish-kryeministri Sali Berisha në drejtim të ish-kreut të SHISH-it, Fatos Klosi, lidhur me zhdukjen e biznesmenit të njohur në vitet '90.

Akuzë kjo që Klosi iu përgjij sot se në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën, pasi ai u mbeti në dorë.

“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken jane dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje”, deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.

Më tej, ai i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Berishes lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, konkludon Klosi.

SHKARKO APP