Fatos Klosi: Marjani njeri me kulturë, por u çmend

Alibia e Marjan Rrokut, përveç pikave të errëta që pretendon se ka për shkak të memorjes së turbullt, ka edhe mospërputhje në fakte.

Kështu, nga dokumentet dhe pyetjet e bëra personave që kanë qenë afër ngjarjes, rezulton se nuk ishte viktima 16-vjeçare që e persekutonte Marjanin e armatosur dhe punonjës të SHIK-ut, por mesa duket ka ndodhur e kundërta.

Kështu familja e Alda Canajt, i është drejtuar me një letër shefit të atëhershëm të SHIK-ut Fatos Klosi.

Nga biseda që redaksia e ‘Dritare.net’ bëri me Klosin, ish- shefi i Shërbimit Sekret e pranon që Marjani ishte një student i shkëlqyer i tij, që punoi për rreth një vit në shërbim.

Gjithashtu ai pranon se familja e vajzës i ishte ankuar për përndjekjet që i bënte punonjësi i tyre.

Dhe për këtë kishte ngarkuar shefen e Kuadrit të SHIK-ut të asaj kohe, Vera Halili që të sqaronte situatën. Njëkohësisht familja kishte bërë edhe denoncimin në polici.

“Ky shqetësim ka ardhur dhe ne kemi vendosur një punonjësen tonë që të merrej ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vrasja që bëri Marjani nuk ishte një shpërthim që erdhi nga hiçi, ishte një histori e trazuar, një marrëdhënie problematike mes dy të rinjve”, thote ai.

“Nuk e di a bashkëjetonin apo jo, por ishte një marrëdhënie që kishte zgjatur dhe në një moment ai u çmend, i doli vetja nga kontrolli dhe përfundoi në vrasjen e dy personave”, thotë Klosi.

Ndërkohë, ngjarjet nuk kanë rrjedhur sipas udhëzimeve që ka dhënë Klosi. Ose të paktën familja kështu pretendon.

Pasi Vera Halili, në vend se të thërriste Marjanin për t’i tërhequr vëmendjen, kishte shkuar në “Qytetin Studenti”, ku banonin dy vajzat dhe ju ka kërkuar të tërhiqnin denoncimin që kishin bërë në polici, pasi Marjani nuk do t’i shqetësonte më.

SHKARKO APP